Asambleja Parlamentare e NATO-s/ Kosova në agjendë – synohet avancimi i statutit!

Gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Sofje, u prezantua draft-raportin ku përmendet Kosova. Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Autoritetet e Kosovës bënë të ditur në mars se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup.

Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të NATO-s për zgjerim, duke thënë se ata duhet të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.

Duke prezantuar draft-raportin, Lancaster përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se aleatët e NATO-s, por edhe Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, duhet të vazhdojnë t’i bëjnë presion Kosovës dhe Serbisë që të zhbllokojnë procesin e dialogut dhe të arrijnë normalizimin e raporteve.

Ai po ashtu foli edhe për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ai përmendi rritjen e shitjes së armëve ruse dhe kineze në Serbi dhe në entitetit e Republikës Sërpska të Bosnjë e Hercegovinës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share