New York-u blindohet nga masat e rrepta të sigurisë, pasi këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Është hera e parë pas dy vitesh pandemi që rreth 200 liderë dhe përfaqësues të lartë shtetesh e territoresh nga i gjithë globi vijnë personalisht për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Qindra policë të uniforma antiplumb e trupa speciale, të pajisur edhe me armë automatike do të patrullojnë në një hapësirë të gjerë me diametër prej 8 kilometrash.
Përreth selisë së OKB-së është ngritur edhe një mur hekuri, i përforcuar me barriera metalike për të shmangur çdo rrezik. Masat e paprecedenta të sigurisë vijnë për shkak të rrezikut të trazirave në një moment kur globi po përballet me disa kriza një herësh, pas pandemisë edhe me krizën ukrainase që po shkakton krizën energjetike dhe financiare më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Tv Klan