Asambleja e 51-të e Komitetit Olimpik Europian, Grubi: Kjo ngjarje dëshmon unitet vlerash

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi  morri pjesë në punimet e Asamblesë së 51-të të Komitetit Olimpik Europian që u mbajt në Shkup. Në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se ky eveniment është i një rëndësie të madhe pasi dëshmon unitet vlerash.

Grubi theksoi se se përmes sportit dërgohet mesazhi i paqes dhe i bahskimit të popujve në arenat e suksesit.

“Kënaqësi e jashtëzakonshem që në mesin e shumë jubileve që shënuam, si 30 vjetori i pavarësisë së shtetit dhe 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, sot po shënojmë së bashku edhe një përvjetor të rëndësishëm, 30 vjetorin e themelimit të Komitetit Olimpik të vendit tonë, shtëpisë që me dinjitet prezanton vlerat tona sportive në çdo garë olimpike. Me këtë rast, përcjell urimet e mia të sinqerta deri te udhëheqësia e Komitetit Olimpik të vendit, deri te të gjithë sportistët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj 30 vjeçar, por edhe deri te ata që shumë vite para konstituimit të këtij institucioni na bënë krenar me sukseset e tyre olimpike”, tha Grubi.

Mes tjerave uroi sportistët e rinjë të kenë frymëzimin tek paraardhësit e tyre për t’u ngjitur sipas tij në piadestalet e larta të sukseseve dhe për të bërë krenarë shtetin e tyre.

Në vazhdim fjalimin e plotë:

I nderuari nikoqir, kryetar i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, z. Daniel Dimevski,
i nderuari kryetar i Komitetit Olimpik Europian, z. Spiros Kaprallos,
i nderuar kryetar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, z. Tomas Bah,
të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Në gjithë monotoninë e përditshmërisë dhe vëmendjen kryesisht të orientuar kah ndodhitë globale të luftës dhe krizës së shkaktuar prej saj, takimi ynë i sotëm këtu në Shkup në Asamblenë e 51-të të Komitetit Olimpik Europian është i një rëndësie të madhe pasi dëshmon unitet vlerash, dërgon mbi të gjitha mesazhin e paqes përmes sportit, këtij dimensioni që bashkon popujt në arenat e sukseseve.

Kënaqësi e jashtëzakonshem që në mesin e shumë jubileve që shënuam, si 30 vjetori i pavarësisë së shtetit dhe 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, sot po shënojmë sëbashku edhe një përvjetor të rëndësishëm, 30 vjetorin e themelimit të Komitetit Olimpik të vendit tonë, shtëpisë që me dinjitet prezanton vlerat tona sportive në çdo garë olimpike.

Me këtë rast, përcjell urimet e mia të sinqerta deri te udhëheqësia e Komitetit Olimpik të vendit, deri te të gjithë sportistët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj 30 vjeçar, por edhe deri te ata që shumë vite para konstituimit të këtij institucioni na bënë krenar me sukseset e tyre olimpike.

Uroj që sportistët e rinj të kenë frymëzimin tek paraardhësit e tyre për t’u ngjitur në piadestalet e larta të sukseseve dhe për të bërë krenarë shtetin e tyre.

Të nderuar të pranishëm,

Këtë fjalim po e përfundoj duke ju uruar punë të mbarë në punimet e Asamblesë së 51-të Gjenerale të Komitetit Europian Olimpik që ka për synim promovimin e sportit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share