Veç Rita Orës, do të performojnë Bebe Rexha e Ava Max
Në MTV EMA do të shohim një mori artistëstësh që do të këndojnë në event. Së fundmi, është raportuar se artistë si Leëis Capaldi, David Guetta, Muse si dhe dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max janë përzgjedhur si interpretuesit e këtij viti. Capaldi do të japë performancën e tij të parë në këtë event.
Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues, ata gjithashtu kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit. Së bashku për hitin më të fundit “I’m Good Blue”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiësto “The Motto” për bashkëpunimin më të mirë.
Siç u njoftua në fillim të kësaj jave, eventi do të drejtohet nga ylli tjetër shqiptar Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Ëaititi. Harry Styles kryeson nominimet duke marrë shtatë prej tyre, përfshirë artistin më të mirë, këngën dhe videon më të mire, ndërsa Taylor Sëift pason me gjashtë nominime.
Klan News