Ish zv-kryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social facebook për anulimin e balanserit shkruan:
“Anulimi i instrumentit për barazi etnike, të quajtur “Balancues”, i cili është në përputhje me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta nga viti 2001, është vetëm fillimi i zhbërjes së barazisë.
Pas këtij vendimi, rradhën e ka Badinteri, instrumenti kyç i Marrëveshjes së Ohrit i cili parandalon majorizimin, mbivotimin, margjinalizimin dhe padrejtësinë ligjore në Kuvend.
Balancuesit i parapriu largimi i flamurit kombetar nga zyret, largimi i gjuhës shqipe nga institucionet shtetërore duke nisur nga Presidenca, largimi i shqiptareve nga vendet e punës dhe pozitat drejtuese, largimin nga Europa dhe në fund edhe do ta largojne ligjin për gjuhën shqipe po në këtë gjykatë kushtetuese.
Faj kemi ne, sipas opozitës, që nuk e lejuam këtë asnjëherë dhe që i bëmë shqiptarët shtetformues, qeverisës dhe krenarë” – ka shkruar Grubi.