Artan Grubi caktohet koordinator për projektet Korridori 8 dhe Shkup – Bllacë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi do të jetë koordinator i për projektet në infrastrukturën rrugore si Korridori 8 apo rruga Shkup Bllacë, përcjell KlanM.

“Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e rrugëve Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridori 8, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, caktoi dr. Artan Grubin, zëvendës i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me qëllim të realizimit të tyre në kohë”, thonë nga qeveria.

Në seancën e sotme të qeverisë janë marrë edhe vendime të tjera kadrovike. Është shkarkuar nga detyra UD drejtori i “Parkut Nacional Galiçicë” – Ohër, ndërsa në vend të tij është emëruar Aleksandar Buzlevski, përcjell Klan Macedonia.

“Qeveria mori gjithashtu vendim për shkarkimin e Rozita Blagojeviq nga detyra e saj si drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve. Është vendosur që Dragan Ugrenoviq të emërohet drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve”, thuhet në njoftimin e qeverisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share