“Arsye e vërtetë pse jetoj”, Rudina Dembacaj ndan urimin e ëmbël për të bijën

Në familjen e aktores Rudina Dembacaj ka festë. Vajza e saj, Viktoria feston 6-vjetorin. Në postimin e parë të ndarë në rrjetet sociale, Rudina ka shkruar:

6 vjet, arsye e vërtetë pse jetoj, gëzoj e vrapoj! Gëzuar ditëlindjen Viktoria ime, mbretëreshë e botës time!”, në disa foto ku siluetat e të dyjave ecin krah njëra tjetrës e më pas shkrihen në një përqafim të ngrohtë.

Sigurisht që ditëlindja e Vikit nuk mund të kalonte pa një festë të gëzueshme dhe tashmë si një vajzë më e rritur, ushtron pak autoritetin e saj edhe mbi mamin. Në postimin e radhës, Rudina ka treguar se veshjet e të dyjave i ka zgjedhur e bija, e cila më pas ka nisur të presë edhe të ftuarit.

Viki’s birthday party! Stiloi veten edhe mamin, po presim të ftuarit!”, shkruan aktorja.

Më pas, ajo ka postuar herë pas here pamje nga ditëlindja, por edhe foto të dikurshme me engjëllin e saj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share