Vendimi BE-sw pwr ndarhjen e Shqipwrisw nga Maqedonia e Veriut wshtw I pritshwm dhe natyurshwm, Nuk mundet njw shtet tw jetw peng I politikave tw gabura tw njw shteti tjetwr kanw komentuar analistwt zhvillimet e fundit sa I pwrketw ecurish sw antarsimit tw dy vendeve fqinje drejtw BE-sw.
Analisti politik Mersel Bilalli thekson se është e kuptueshme pwr BE-nw se Shqipëria nuk mund tw jetë viktimë e politikave të brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Mersel Bilalli-analist politik
Realisht, Shqipëria mbeti peng I Maqeodnisë dhe I humbi gati dy vite përshkak që problemeve që MAqedonia I ka, ku I shpiku me Bullgarinë dhe natyrisht që unioni europian, definitivisht tani është I vetëdishëm se gjitha ato opstrukcione të cilët I ndodhin qeverisë të Maqedonisë, ku pjesë të fajit edhe ajo vetë ka. Nuk është e rastësishme të keni probleme me të gjithë fqinjët përveq me Serbinë, pra, probleme kemi me Bullgarinë, probleme kemi me Greqinë, me Shqipërinë më Kosovën, me Serbinë I kemi mirë. Atëherë duhet ta lypin problemin në brendi dhe unioni europian është I vetëdishëm se Shqipëria nuk duhet të mbetet peng I një politike të tillë të gabur dhe Shqipëria pra do ti gjason dhe veq I ngjason një treni I cili është parkuar në hekurudhat anësore dhe gjithë trenat tjerë e mbërijnë e tejkalojnë e përshëndetit.
Analisti politik Petar Arsovski thekson se Shqipëria dhe Maqedonia po ndjekin rrugë të ndryshme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian pasiqw kwsaj here Maqedonia I vuri vetes veto.
Kjo është për shkak se, tashmë këtë herë mund ta quajmë veto zyrtare të brendshme, e cila refuzon të sjellë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për fillimin e negociatave dhe ne shohim që BE-ja nuk dorëzohet para atyre çështjeve. Ndryshimi i këtyre kushteve, mendoj se do të jetë i pamundur në planin afatgjatë, ndoshta mund të bëhen disa ndryshime kozmetike, por kjo është situata. Shqipëria do të ecë përpara siç është parashikuar, nëse Maqedonia nuk miraton ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia do të mbetet në këtë vend.
Arsovski shtoi se për histori suksesi në ballkan, BE-ja do ti drejtoj sytw kah Malit të Zi dhe Shipërisë, kurse Maqedonia e Veriut do të përfshihet në kategorinë e vendeve që do të kenë probleme thelbësore me Evropën. /tvklan.mk