Arsovska: Qyteti i Shkupit do të funksionoj si më parë por me persona që kanë më shumë integritet

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska tha se me dorëheqjet e dhëna qyteti do të funksionoj sikurse ka funksionuar deri më tani megjithatë siç potencon ajo me persona që kanë më shumë integritet nga këto qe pamë që e vetmja gjë që ju intereson janë motivet politke.

Besoj se ata vetë kanë thënë mjaft për atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Pak kontradiktore, nga njëra anë kishin liri të plotë për të realizuar projekte të shumta të cilat i listojnë, dhe në anën tjetër tregojnë për një mungesë komunikimi, theksoi Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për dorëheqjen e drejtorit të “Parqet  dhe Gjelbërimi”, i cili është drejtori i pestë i ndërmarrjes publike të Qytetit të Shkupit që ka dhënë dorëheqje pas paralajmërimit të ndërprerjes së bashkëpunimit të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me kryetaren e Shkupit.

Qytetarët e kanë të qartë se ato kanë qenë aty për ta kryer punën e tyre me nder dhe përgjegjësi u shpreh Arsovska. Mirëpo nëse liderët e tyre partiak janë ato të cilët i dirigjojnë se çka të bëjnë unë e kam patjetër të them se ajo është një keqardhje e madhe për qytetarët të cilët pritnin më shumë prej tyre tha Arsovska.

Ndërsa e pyetur se a do të ketë të emëruar drejtorë të rinj në vendet e lira Arsovska tha se ka afate ligjore deri në të cilat do të kryhet ajo që duhet bërë./KLanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share