Me kërkesë të qytetarëve, dhe me qëllim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës, rikonstruktojmë 6 terrene sportive të cilat janë në kuadër të parkut në Saraj. Rikonstruksioni do të realizohet nëpërmjet marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Sarajit, dhe ky vendim do të jetë pjesë e seancës së ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.
– Ky projekt është vlerësuar si një nga prioritetet e përbashkëta, dhe me urdhër të Qytetit të Shkupit do të realizohet nga ndërmarrja publike “Rrugë dhe Rrugica” me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të cilët vizitojnë parkun në Saraj të kenë mundësi për rekreacion në terrenet sportive të rikonstruktuara tërësisht. Rikonstruksioni i terreneve sportive në parkun në Saraj është kërkesë e qytetarëve për gati një dekadë të tërë dhe më në fund po realizohen projekte, të cilat u theksuan si të rëndësishme për një jetë më cilësore – tha kryetarja Arsovska në konferencën e sotme për media.
Me këtë projekt do të rikthehet shkëlqimi i një prej vendeve më të vjetra për piknik në Shkup, i cili është ndërtuar në vitin 1948 dhe ka një sipërfaqe prej 240.000 metrash katrorë.