Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka udhëhequr mbledhjen urgjente në terren të Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Qytetit të Shkupit, pas stuhisë së fortë që përfshiu Shkupin në orët e e pasdites, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ku si pasojë shkaktuan edhe përmbytje në disa vendbanime.
Aktualisht ekipet po ndërhyjnë në më shumë se 30 lokacione ku ka pasur dhe përmbytje më të mëdha pas stuhisë.
Moti i ligë shkaktoi edhe dëme materiale që tashmë janë duke u riparuar dhe sonte pas një analize të plotë të situatës, shtabi i krizës do të shpallë zgjidhjen e këtyre problemeve, por do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate atmosferike, veçanërisht në bulevardet e qytetit të sapo rikonstruktuar ku u shkaktuan dëmet më të mëdha, shtoi Arsovska.
“Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, të cilët me një ndërhyrje të suksesshme arriti të shpëtojë mbi 20 persona. Ekipet e ndërmarrjeve publike po pastrojnë në terren dhe do të qëndrojnë deri sa dëmet të jenë sanuar plotësisht dhe gjendja të normalizohet”- theksoi Arsovska.