Arsimtarët e Haraçinës në revoltë për K-15

IBRAHIMI: REGRESIN DO E PAGUAJMË NË JANAR

Arsimtarët e shkollave fillore “Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu” dhe “Abdyl Frashëri”, në Haraçinë sot shprehen revolten e tyre për mosmarrjen e regresit apo K-15, përcjell KlanM. Mësimdhënësit thonë se në 3 dhjetor kanë derguar ankesat e tyre drejt komunës, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Shumë shkolla kanë marrë regresin e vetmja shkollë ka qenë e jona, kemi kërkuar edhe nga ana e komunës mirpo përgjigjet kanë qenë të njejta. Me 3 dhjetor nga ana e shkollës është derguar dokumenti në komunë. Kryetari e hedhë fajin diku tjetër”, tha Life Ramadani, mësuese.

“Në lidhje me regresin apo pagën e 13 që është dashur ta marrim sepse këtë ligji na e ka mundësuar, ministëria na e ka mundësuar, kemi kontaktuar me drejtorin, informata kemi kërrkuar prej kryetarit se ku qëndron puna pengqë si kemi marë deri tani, drejtori na thotë që në Janar duhet të thyhet një ligj që nuk  e kuptojm se çfar ligi”, tha Florime Leskovica, mësuese.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi thotë se ky është bërë një lëshim nga administrata e shkollës por që së shpejti do ta zgjidhin problemin dhe në janar, mësimdhënësve do u lëshohet regresi..

“Nga administrate e shkollës nuk kanë arritur ta kalkulojnë rrogën për Nëntorin mjaftueshem.Ne ato mjete i destinuam që të realizojmë pagën për Nëntorin 2023 dhe aty u paraqitë një zbrastirë meqenëse ne siguruam mjete shtesë, por në Ministrinë e Financave nuk mundet ato mjete të ua dergojnë në llogarinë e duhur për të realizuar regresin. Unë u siguroj dhe garantoj se regresi për vitin 2023 pa mos e dëmtuar regresin e vitit 2024 do të realizohet në fillim të vitit 2024”, tha Ridvan Ibrahimi.

Mësimdhënësit në dy shkollat e Haraçinjës u ankuan se vonesë të pagave kanë pasur edhe mujain e kaluar./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share