Arsimtarët dhanë gjithçka për shkollat dhe gjuhën shqipe/ Qytetarët: Arsimi i atëhershëm më cilësor se sot

DITA E MËSUSIT

Në vitet e 80-ta, arsimi përballej me shumë sfida dhe trazira. Kështu i kujton këto vite, arsimtarja nga Tetova, Hasije Ramadani e cila tash është në pension. Ajo thotë se në atë kohë dha gjithçka për arsim dhe në fund e suspenduan nga puna.

“Atëherë filluan ato trazira në shkollën e mesme të buqësisë kur filloj mësimi të mbahet në dy gjuhë. Pikërisht në atë kohë fillova ta bëjë vetëdijnë kombëtare te nxënësit. Të them të dejtën më shumë shkoja në atë që ta ngeh vetëdijen kombëtare sesa shkencën të ua jap nxënësve. Më thirrën në komitetin e arsimit në komunën e Tetovës më kujtohet emri i atij personi që ishte udhëheqës, Mirko Kërcevski, nuk e di dokumentin pse sekam ruajtur. Më suspenduan prej pune” – tha Hasije Ramadani.

Akoma më të vështitë, sipas arsimtares Hasije e kanë pasur vajzat të cilat asaj kohe nuk kanë mundur ta gëzojnë të drejtën për arsim.

“Në vitin 1991 një femër nuk ka qenë e shkolluar me shkollë të mesem. Unë kur kam shkuar në Grupçin tek një nxënëse e imja, ta lusë gjyshin, sepse babain e kishte në kurbet, ndërsa ai kishte zënë derën kështu dhe nuk më lejonte mua. Dhe unë ndër krahë hyra bisedova me nënën, i thash ta dërgosh vajzën gjithsesi të shkollohet sepse edhe Kurani thotë njeriun e dijshem e do edhe Zoti” – tha Hasije Ramadani.

Qytetarët e Tetovës, të cilët tani kanë kaluar edhe të shtatëdhjetat, me emër dhe mbiemër i kujtojnë arsimtarin e tyre të parë. Madje thonë se, arsimi në ditë të sotme krahasur me më herët, nuk është aspak cilësor.

“Gjithësesi që më kujtohet mësuesi i parë lë përshtypje tek njerëzit të cilët e duan arsimin duan shkollën, mësuesi im i parë ka qenë një Nexhmedin Neziri i cili nuk jeton më dhe ai më ka bërë përshtypjet më të mira që i kam si kujtesë në jetën time”.

“Po, Belik mbiemërin nuk më kujtohet. Nuk përshkruhen me fjalë sikur të ishte dje aq shpejt ka ikur koha…. Atëherë ka pasur arsim cilësor ka pasur mësim praktik mësuesit ju kanë përmbajtur kontekstit edukativo arsimor tash nuk ka mësim efektiv, të diplomuar kemi shumë por të dijshem jo”.

“Mësuesin e parë e kam pasur Bejtullahin prej Tetove ishte ai. Atëherë ka qenë më vështirë jemi kujdesur edhe për kafshët ka qenë vështirë të arsimohesh. Prej shkolle na dërgonin nëpër fusha, por shyqyr unë jam i kënaqur që kam kaluar ashtu”.

“Kam hyrë për 90 vjetë. Klasa e parë ishte kur për herë të parë kishim fillim të shkollës, prej Shqipërisë erdhi ai arsimtari. Shumë disiplinë kishte. Kur kemi nisur ne në shkollë me drasë kemi shkruajtur  jo me fletore vetëm me drasë pastaj dolën fletoret. Më dobët është mësimi tash sesa përpara kishte më shumë disiplinë”.

7 Marsi, dita e mësuesit festohet në nder të hapjes së shkollë së parë të gjuhës shqipe në vitin 1887 në Korçë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share