Futbollisti i Klubit të Futsalit “Shkupi”, Arsim Fazlija në emisionin MundKlan ka komentuar ndeshjet e sotme të Botërorit të Katarit.
Fazlija theksoi se mbrojtja e Servisë ishte shumë përpara në të dy golat dhe kjo bëri që Kameruni të shënojë dy gola të shpejtë dhe identikë.
Ndeshja mes Ganës dhe Koresë së Jugut për Fazlinë ka qënë një ndeshje shumë e bukur me “total futboll”, ku të dyja ekipet kanë pasur qëllim shënimin e golave dhe jo taktikën./KlanMacedonia