Arsenali ka dalë në vendin e dytë në tabelë në Premier Ligë pas fitores 1:3 ndaj Brentfordit.
Ata i kanë gjashtë pikë më pak se Liverpooli në vendin e parë, por që këta të fundit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Vendësit e nisën mirë kur Bryan Mbeumo shënoi në minutën e 13-të.
Mirëpo, Topçinjtë u kthyen në lojë me tre gola, njëri nga Gabriel Jesus, 29’, tjetri nga Mikel Merino, 50’, dhe i fundit nga Gabriel Martinelli tre minuta më vonë.