Arsenali është duke shikuar për tre lojtarë në mesfushë në afatin kalimtar të verës.
Mikel Artetës i është dhënë e drejta që të shpenzoj sapo që të hapet afati, dhe mesfusha është për të prioritet.
Me problemet fizike te Thomas Partey, largimin e Granit Xhakës dhe Jorginho në vitin e fundit të kontratës, Arsenali me dëshpërim po kërkon mesfushorë.
Sipas The Athletic, Topçinjtë po shikojnë një plan ambicioz për treshen Ilkay Gundogan, Declan Rice dhe Mason Mount.
Gundogani, i cili e ka drejtuar Manchester Cityn drejt titullit, kontrata e tij i përfundon në fund të këtij edicioni.
Mbetet për t’u parë nëse gjermani do të qëndroj në Etihad, por Arteta është duke shtyrë personalisht klubin që ta nënshkruajë falas.
Trajneri i Arsenalit e njeh mirë Gundoganin, nga koha e tij në City, kur ishte asistent i Guardioles.
Arteta beson se kapiteni i Cityt është zëvendësimi ideal për Xhakën, me eksperiencën dhe lidershipin, e të cilit është e vështirë që të gjendet në treg.
Gundogan ka kaluar shtatë vjet në Etihad, dhe e ka fituar pesë herë titullin, ndërsa skuadra e Arsenalit është më e reja në ligë, dhe 32-vjeçari mund t’i drejtoj këta të rinj drejt diçkaje të madhe. /Klankosova.tv.