Shkencëtarët mund të kenë bërë hapin më të madh në dy dekadat e fundit në luftën kundër tumoreve të qafës së mitrës, një prej më vdekjeprurësve tumorale.
Media britanike BBC shkruan se një ekip i gjerë mjekës onkologë nga e gjithë bota ka arritur në përfundimin se trajtimi i këtij tumori mund të bëhet me medikamentet që përdoren aktualisht, por me një dallim thelbësor në kurë. Duhen shtuar raundet e kimioterapisë, të cilat duhen kryer para trajtimeve mjekësore si ndërhyrja kirurgjikale apo radioterapia.
Në një studim ku morën pjesë 250 gra të diagnostikuara me këtë tumor, u arrit në përfundimin se kjo lloj kure ul në 35% vdekshmërinë nga mbi 40 që është aktualisht. Rezultatet shpresëdhënëse u bënë publike në Kongresin e fundit të Shoqatës Europiane për Onkologjinë Mjekësore.
Tv Klan