Arritje historike në fushën e energjisë bërthamore

Pas 50 vitesh kërkime, energjia e prodhuar në yjë prodhohet edhe në Tokë

Arritje historike në fushën e energjise bërthamore. SHBA-të anoncojnë që arritja shkencore me reaksionin e fusionit nuklear duke gjeneruar energji shumë herë më të madhe e të pastër, është realizuar për të parën herë në histori në një laborator në Kaliforni. Lajmi është bërë i ditur nga sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në një konferencë për shtyp.

Ky është një objektiv që shkencëtarët e ndjekin prej më shumë se 50 vitesh. Sekretarja e Shtetit për Energjinë ka theksuar se në laborator janë krijuar kushte të tilla që gjenden vetëm tek yjet dhe tek Dielli.

Kjo arritje e fuzionit bërthamor, do ndikojë shumë në njerëzim, pasi çështja e energjisë, që është thelbësore në shoqërinë tonë, do të mund të zgjidhet në mënyrë të pastër pa ndikuar me çlirim gazrash në mjedis. Puna do të vijojë në mënyrë që tani e më pas shkenca mund të përparojë për të bërë të mundur që njerëzimi të ketë akses për prodhimin e energjise elektrike të pastër, karburant për transport, energji për industrinë e rëndë e shumë të tjera, dhe gjithçka me zero dioksid karboni.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share