Ka arritur në tetë numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut që goditi provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një shpëtim “të gjithanshëm” në zonën që po përjeton temperatura nën zero.
Shkaku i rrëshqitjes së dheut mbetet i paqartë, por rajoni i largët malor është i prirur ndaj tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1000 punonjës shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes. Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing thuhet se udhëhoqi një grup në vend për të drejtuar operacionet e shpëtimit.