Ka arritur në nëntë numri i viktimave pas shirave vdekjerprurëse në Itali teksa mijëra të tjerë u evakuuan nga shtëpitë e tyre pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin verior të Italisë Emilia-Romagna, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, tha se disa zona kishin marrë gjysmën e reshjeve të tyre mesatare vjetore në vetëm 36 orë, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Përfaqësuesi lokal i ministrisë së brendshme tha se rreth 14 mijë njerëz do të duhet të evakuohen nga zona sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet thanë se përmbytjet kishin goditur 37 qytete dhe komunitete dhe rreth 120 rrëshqitje dheu që ishin regjistruar.
Të paktën një urë, pranë qytetit të Bolonjës, u shemb, disa rrugë u dëmtuan nga përmbytjet dhe shumë shërbime hekurudhore u pezulluan.