Arrin në 80 numri i viktimave në Hawaii

Zjarret shkatërrojnë plotësisht qytezën Lahania

Thellohet në mbi 80 numri i viktimave nga zjarret e kësaj jave në Hauai. Bilanci tragjik pritet të rëndohet, pasi autoritetet numërojnë me qindra të zhdukur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit dhe për vënien nën kontroll të flakëve.

Lahania, një qytezë e tërë në perëndim të ishullit Maui, është shkatërruar plotësisht pasi flakët kanë shkrumbuar çdo gjë. Shumica prej mbi 12 mijë banorësh janë evakuuar.

Mbi 1 mijë ndërtesa atje janë djegur. Për shkak se shumë rrugë janë bllokuar nga flakët, evakuimet dhe furnizimi i disa zonave të banuara po bëhet përmes rrugëve detare.

Autoritetet amerikane thonë se kjo është tragjedia më e rëndë në histori dhe kapërcen edhe atë që konsiderohej e tillë deri më tani, cunamin e 1960-ës ku humbën jetën 61 persona. Ekspertët thonë se rritja e temperaturave po krijon një klimë më të thatë që favorizon zjarret në arkipelag.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share