Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i katërt i haxhilerëve nga Mitrovica dhe Gjilani, kanë arritur sot në Kosovë.
BIK-u me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se haxhilerët janë shprehur të kënaqur me organizimin e haxhit. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të pa përshkruara.
“Grupi i katërt i haxhilerëve nga Mitrovica dhe Gjilani, kanë arritur sot në Kosovë. Mes emocionesh dhe lutjesh për pranim të haxhit dhe ibadeteve, familjarët e haxhilerëve u shprehën të lumtur për arritjen e të afërmve të tyre në vendlindje. Haxhilerët e Mitrovicës dhe Gjilanit u shprehën të kënaqur me organizimin e haxhit. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të pa përshkruara”, thuhet në njoftimin nga BIK-u.