Arrihet marrëveshje, pritet që prej të hënës ekipet e EVN-së të jenë në terren

80 % janë humbjet e energjisë elektrike në komunën e Haraçinë deklaroi ministri Kreshnik Bekteshi, pas takimit që pati në Haraçinë me përfaqësuesit e EVN-së, kryetarin e komunës dhe me banorët e Haraçinës. Bekteshi tha se vjedhja e energjisë elektrike dhe kyçja ilegale në rrjet është vepër penale, por megjithatë ky nuk është vetëm faji vetëm i banorëve, por i institucioneve dhe i gjithë sistemit. Ndërkaq informoi se që nga e hëna ekipet e EVN-së do të mund të operojnë në Haraçinë.

Institucionet përkatëse, Qeveria duke përfshirë edhe EVN do të marrim masa që këto humbje të zvogëlohen në të gjitha komunat dhe pikërisht në bashkëpunim me banorët u dakorduam që nga dita e hënë të mundet ekipet e EVN-së të veprojnë edhe në komunën e Haraçinës dhe me siguri ndihma qendrore apo lokale nuk do të mungojë”.– deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Edhe pse gjatë gjithë kohës nga EVN janë ankuar se në Haraçinë nuk mund të veprojnë për shkak se sulmohen nga banorët, një gjë të tillë Bekteshi tha se nuk është paraqitur asnjëherë në “Në bazë të bisedave që sot kemi pasur me banorët e Haraçinës, unë jam më se i bindur se askush nuk i sulmon ekipet e EVN-së dhe nga dita e hënë ekipet e EVN-së lirshëm mund ta kryejnë punën e tyre”.- pohoi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

 “Në bazë të bisedave që sot kemi pasur me banorët e Haraçinës, unë jam më se i bindur se askush nuk i sulmon ekipet e EVN-së dhe nga dita e hënë ekipet e EVN-së lirshëm mund ta kryejnë punën e tyre”.- pohoi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Megjithatë menaxheri i kompanisë për Elektrodistirubim, Sasho Salltirovski, tha se sulme ka pasur, por ajo që është e rëndësishme që pajisjet, teknika dhe orëmatësit që vendosen të mos dëmtohen nga ana e banorëve.

“Po jemi ballafaqur me sfida të tilla. Kemi dorëzuar mjaftë shkresa deri te të gjitha institusionet kompetente. Që të paraqitet rasti duhet që në vendngjarje punonjësi të lajmërohet në polici dhe të them sinqerisht një gje e tillë nuk është e lehtë dhe pastaj me të njëjtit të ballafaqohet nëpër gjykata”. – deklaroi Sasho Salltirovski, Menaxher i Elektrodistruimit.

Gjatë takimit banorët e Haraçinës me përfaqësuesit e EVN-së u morën vesh që të ketë pagesa të rregullta të rrymës. Bekteshi tha se humbjet të energjisë elektrike në nivel kombëtarë janë si vijojnë, në qytetin e Shkupit në vitin 2021 janë 19% , komunën e Kumanovës 16%, komunën e Kërçovës 12 %, Gostivar 18% etj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share