Arrihet marrëveshja, Tottenham pranon ofertën e Bayern për Kane

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me Harry Kane, raporton The Athletic.

Tarifa besohet të jetë më shumë se 100 milionë euro.

Sipas mediumit britnaik, tani varet nga Kane nëse ai do ta bëjë këtë lëvizje apo jo.

30-vjeçari donte që situata të zgjidhej përpara ndeshjes hapëse të sezonit të Tottenhamit në Brentford të dielën.

Ai thuhet se po shijon jetën nën drejtimin e trajnerit të ri të Spurs, Ange Postecoglou dhe ka qenë i prirur drejt qëndrimit.

Por është e paqartë se si do të reagojë sulmuesi ndaj këtij zhvillimi.

Kane është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe Tottenham dëshiron ta lidhë atë me kushte të reja, por lojtari kishte refuzuar deri në këtë moment rinovimin me klubin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share