Arrihet armëpushimi në Nagorno-Karabakh

Separatistët e mbështetur nga Armenia ranë dakord të dorëzojnë armatimin e rëndë

Azerbajxhani dhe Armenia kanë rënë dakord të ndalojnë luftimet, pasi Baku nisi një ofensivë të re në Nagorno-Karabakh.

Luftëtarët armenë ranë dakord të dorëzonin armët, ndërsa Azerbajxhani tha se kishte arritur një marrëveshje me paqeruajtësit ruse. Forcat e Republikës Armene do të kthehen në atdheun e tyre. Megjithatë, shpërthime të forta mund të dëgjoheshin ende në kryeqytetin rajonal menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

“Me ndërmjetësimin e komandës së misionit paqeruajtës rus të vendosur në Nagorno-Karabakh, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake”, thuhet në një deklaratë.

Banorët armenë të Karabakut do të takohen nesër me zyrtarët e Azerbajxhanit për të diskutuar çështjet e riintegrimit bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Azerbajxhanit.

Afro 100 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas sulmeve në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Videot e dëshmitarëve okularë tregojnë automjete të shkatërruara në Nagorno-Karabakh të kontrolluar nga armenët. Azerbajxhani dërgoi trupa, duke rritur kërcënimin e një lufte të re me fqinjin e tij Armeninë.

Ishte Rusia si dhe SHBA-ja por edhe disa vende europiane që bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Nagorno-Karabakh. Azerbajxhani dhe Armenia fillimisht hynë në luftë në fillim të viteve 1990 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Më pas, në vitin 2020, Azerbajxhani rimori zonat në dhe rreth Nagorno-Karabakh-ut, ndërsa më pas ra dakord për një armëpushim të monitoruar nga paqeruajtësit rusë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share