Arrihet akordi për mega-duelin e boksit

Fury dhe Usyk do ndeshen në Arabi për unifikimin e titujve të peshave të rënda

Boksi botëror do të përjetojë një tjetër sfidë emocionuese dhe plot adrenalinë. Tajson Fjuri dhe Oleksandër Usyk do të ndeshen për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Arabia Saudite do të jetë vendi pritës për këtë përballje të jashtëzakonshme, e para në historinë e boksit.

Britaniku, Fjuri është kampioni i botës në WBC ndërsa ukrainasi Usyk mban rripat WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Bisedimet për një luftë për unifikimin e titujve kanë qënë të gjata, por duket se tashmë është arritur edhe akordi. Palët nuk kanë konfirmuar datën e kësaj sfide që do të mbahet në ‘Kingdom Arena’ të Riadit. Kampioni i fundit i padiskutueshëm i peshave të rënda ishte britaniku, Lennox Lewis në vitin 1999.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share