Arrestohet shtetasi i Kosovës i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin në komunën e Tetovës

Dje në ora 20:15 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal.

Kujtojmë se nga zjarri në Komunën e Tetovës është dëmtuar një pjesë e arkivit dhe materialeve zgjedhore. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share