Një 34 vjeçar nga Turqia është arrestuar në Aeroportin e Shkupit. Arsyeja e arrestimit është kërkimi ndërkombëtar me urdhër të INTERPOL-it. I arrestuari i është dorëzuar zyrtarëve policorë për procedurë të mëtutjeshme.
“Me datë 09.12.2022 në ora 15:40 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, zyrtarët policorë kanë ndaluar V.O.(34) nga Republika e Turqisë, pasi pas kontrollit të pasaportës është konstatuar se i njëjti kërkohej me urdhër të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia