Arrestohet shqiptari në Kantonin e Cyrihut, u paraqit si polic dhe mblidhte para nga të moshuarit…

Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar një person, i cili përmes mashtrimit telefonik, duke u paraqitur si polic, mblidhte para nga të moshuarit. Arrestimi është bërë në Ossingen të premten e javës së kaluar, në mëngjes, transmeton albinfo.ch.

Në ditën e përmendur, një 92-vjeçar zviceran u shfaq në stacionin e policisë Andelfingen. Ai deklaroi se ishte kontaktuar me telefon nga mashtrues të paraqitur si punonjës policie, shkruan polizeinews.ch. Atij i ishte kërkuar të tërhiqte nga banka disa mijëra franga.

Hetuesit nga Policia Kantonale e Cyrihut filluan menjëherë hetimet dhe arritën të arrestonin personin që grumbullonte paratë, përcjell albinfo.ch. Ata e realizuan arrestimin në momentin kur ai donte të merrte paratë nga adresa e shtëpisë së personit (92-vjeçarit) të raportuar. 44-vjeçari kosovar tani duhet të përgjigjet në prokurori për mashtrim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share