Në Mal të Zi, prokurori Sasha Çagjenoviç u arrestua të premten me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Ai akuzohet “për krijimin e për krijimin e një organizate kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, dyshohet se zoti Çagjenoviç “në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Në vitin 2019, kjo gjykatë i dënoi të pandehurit 70 vjet burg në total, por Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin dhe gjykimi u kthye në fillim.
Rigjykimi për këtë rast është shtyrë disa herë për shkak të kërkesës për shkarkimin e prokurorit Sasha Çagjenoviç, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar në janar të vitit që vjen./VOA