Arrestohet personi që dogji tri vetura dhe një lokal në Kumanovë. Bëhet fjalë për personin me inicijalet F.A 35 vjeçar nga Kumanova, njofton Klan M.
Sot (05.12.2024) në ora 01.10 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, pasi paraprakisht ka marrë informata operative dhe koordinim nga SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminale në Byronë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, punonjës policie nga Njësia e Policisë së Ndërhyrjes në SPB Shkupi ia ka hequr lirinë F.A.(35) nga Kumanova. Dyshohet se më datë 02.12.2024 në Kumanovë i ka djegur tri vetura të udhëtarëve dhe një objekt afarist. F.A. i njëjti është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë ftesa përkatëse” – thonë nga MPB. /tvklan.mk/