Arrestohet personi nga rrethina e Shkupit, ka shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur

Ministria për Punë të Brendshme njofton se me datën 10.08.2022 në ora 19:20 minuta në rajonin e Draçevës nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Draçevë nga liria është privuar F.S. (59) nga fshati Koliçan i Poshtëm-Shkup.

Duke vepruar në bazë të denoncimit të datës 09.08.2022 në ora 11:55 minuta, sipas të cilit rreth rrugës në drejtim të f. Pagarushë është vërejtur se një person i cili ka drejtuar automjetin “skoda felicia”, me targa regjistrimi të Shkupit, se si me çakmak e ka ndezur barin e thatë rreth rrugës, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe personi është gjetur dhe është arrestuar. Gjatë kësaj, zjarri është shuar nga ana e Njësitit Kundër Zjarreve të Shkupit.

Në koordinim me Prokuror Publik pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër F.S. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share