Më datën 09.08.2022 SPB Manastir deri te PTHP Manastir parashtroi kallëzim penal kundër S.SH. (24) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, i denoncuari në intervalin kohor prej katër muajve gjatë vitit 2022 pasi nga SHBA-të në mënyrë të paautorizuar është furnzuar ne farëra të kanabis sativa, filizët i ka mbjellur në teren kodrinor në vendin e ashtuquajtur “Lagjja e brusnicës” dhe ka ndërmarrë aktivitete për kultivimin e të njëjtit.
Më datën 08.08.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, i denoncuari është kapur në vendin e kulturave të mbjellura dhe është privuar nga liria, gjatë së cilës i janë marrë edhe mjete në lidhje me veprën penale, poashtu është kryer inspektim nga ana e ekipit mbikqyrës të SPB Manasttir.