Dy ditë më parë, një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se ai ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare.
Në lidhje me këtë, Bashkimi Evropian nuk komenton procedurat gjyqësore, por thekson se presin që autoritetet serbe të respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime.
Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lëvizjen midis Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.