Arrestohet për ryshfet i punësuari në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

MPB njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit K.U. nga Dibra, i cili dyshohet se si i punësuar në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ka marrë ryshfet. Nga MPB theksojnë se i njëjti është arrestuar pasi është kapur duke marrë 100 euro ryshfet, në këmbim të një raporti mjekësorë për ilaçe për muajin shtator dhe tetor 2022.

“Gjithashtu, paraprakisht, në muajin gusht 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, pas terapisë së kryer ndaj pacientit, ka kërkuar dhe ka marrë nga i njëjti pacient një shpërblim monetar në shumën prej 50 euro. Pasi pacientja ka raportuar rastin, janë ndërmarrë masa dhe veprime dhe më 21.10.2022, në takimin e tyre para hyrjes së pasme të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup, pasi i ka kërkuar paratë për dy terapi të njëpasnjëshme, pacienti i ka dhënë shpërblimin monetar – një kartëmonedhë 100 euro, pas çka i njëjti është privuar nga liria dhe gjatë kontrollit në stacion i është gjetur kartëmonedha 100 euroshe”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share