Pjestarët e policisë e SPB-Tetovë mbrëmë (19-korrik), gjysmë ore pas mesnate, në afërsi të sallës së sportit në Tetovë, kanë privuar nga liria 31-vjeçaren A.N. nga Probishtipi, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj saj është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Në orën 03:10, në rrugën Iliria në Tetovë, kanë privuar 20-vjeçarin S.G. nga Shkupi, të cilit gjithashtu i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një dërrmues.
Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” – thonë nga SPB Tetovë.