Mbrëmjen e djeshme (09-janar) rreth orës 07:20, në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 45-vjeçarin I.H. nga Tetova, tek i cili gjatë një kontrolli të kryer iu gjet heroinë.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.