Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dje gjatë kontrollit të pasaportës ndaj G.R.H.A (52) nga Holanda është konstatuar se në procesverbalin operativ për të ka kërkesë nga Interpoli. Poashtu ka ekzistuar dyshim se pasaporta holandeze të cilin e ka paraqitur për kontroll ka qenë e falsifikuar.
Siç thonë nga MPB-ja me të është zhvilluar bisedë ku ka deklaruar se pasaportën holandeze e ka blerë në Republikën e Turqisë, ndërsa pasaportën iraniane e ka dhënë në këmbim të atij holandez.
Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar nëpunësve të policisë për procedurë të mëtejshme.