Një shtetas amerikan 36-vjeçar është arrestuar dje në aeroportin e Shkupit pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ndaj tij është lëshuar urdhër nga SPB Shkup. Amerikani është dorëzuar në polici.
“Me datë 01.06.2023 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të pasaportave të J.K.L.(36) nga SHBA dhe kontrollit në evidencën operative, është konstatuar se i është shqiptuar masa “arrest për të, sipas telegramit të SPB Shkupi”, njofton MPB.