Arrestohet një qytetare e Shkupit, kishte marrë barëra nga Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë” ku ka punuar

Në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, dje në orën 13:30 nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.O.(28) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “shërbim”, e ndëshkueshme sipas nenit 240 të Kodit penal.

Gjatë kontrollit në automjetijn e saj “reno klio” me targa të SHkupit, informuan sot nga MPB, janë gjetur barëra në lloj të ampulave të cilat i ishin besuar dhe për të cilat ka qenë e angazhuar në Klinikën ku ka qenë e punësuar.

Lëndët janë marrë dhe kthyer tek personi përgjegjës në Klinikë.

Me A.O. është kryer bisedë zyrtare në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik. kundër saj do të parashtrohet paraqitje adekuate.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share