Arrestohet një person nga Gostivari, kapet duke prerë drurë pa leje

MPB njofton e gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një person nga Gostivari pasi i njëjti është kapur duke prerë drurë në mënyrë të paligjshme.

Nga MPB thonë se nga i njëjti janë sekuestruar 18 trungje të drurëve të prerë.

“Me datë 05.12.2022 në ora 15:20 në një pyll në rajonin e Vranjovcës në Gostivar, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë – Gallatë kanë privuar nga liria personin I.R.(41) nga fshati Vranjovcë. Rreth orës 15:20 në një rrugë në vendin e quajtur “Kisha”, është gjetur duke prerë në mënyrë të paligjshme drurë. Gjithashtu janë gjetur edhe 18 trungje drurësh të prera, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share