Dje (06-mars) rreth orës 22:50 në Stacionin Policor të Tetovës, është ndaluar personi L.F. nga Dobroshti i Tetovës, i cili më herët ishte privuat liria në Stacionin Policor për Kalime Kufitare Aeroporti i Shkupit në Shkup.
Ai dyshohet se më datën 04 të këtij muaji kishte marrë ilegalisht një veturë “folksfagen golf” në Tetovë, pronë e 65-vjeçarit S.B. nga Tetova. Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar, pas së cilës L.F. do të përballet me një kallëzim përkatës.