Me datë 20.08.2024 në ora 17:00 në Gostivar, zyrtarët policorë , kanë privuar nga liria S.T. i cili ka tentuar të fut në veturën e tij një vajzë të mitur por nuk ka patur sukses.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.