Dje në ora 23:30, në rrugën “Kosturski Heroi” në Shkup, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Qendër kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi.
Ai dyshohet se rreth orës 23:10 në bulevardin “Ilinden” me dhunë fizike ka marrë para nga një i mitur tjetër nga Shkupi.
Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.