Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë pak para mesnatës policia ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.K. nga Shtipi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuahnës, një peshore digjitale dhe lëndë të tjera.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.