Hakan Ayik drejtonte një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave
Një nga personat më të kërkuar në botë, i cili i ka shpëtuar policisë për më shumë se një dekadë është arrestuar në Turqi.
Turku Hakan Ayik drejtonte një rrjet kriminal që dyshohet se ishte e përfshirë në trafikun e drogës, plaçkitje dhe pastrimin e parave në mbarë botën. Së bashku me të në pranga kanë rënë edhe 36 persona të tjerë.
Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya deklaron se Ayik i njohur gjithashtu si Reis, dhe Duax Arif Tavukcu, deklaroi se prej një viti ishte vendosur në krye të kësaj organizate. Ai jetonte kryesisht në Turqi edhe në Astrali.
I cilësuar si “gangsteri i Facebook” nga mediat australiane ai ka qenë në listën e më të kërkuarve në shtetin e Uellsit të Ri Jugor për përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai mori këtë pseudonim për shkak të pasurisë dhe jetës luksoze që promovonte në Facebook.
Një aktakuzë e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së e zbardhur në vitin 2021 thotë se Ayik ishte një nga tre administratorët e aplikacionit ANOM midis rrjeteve kriminale.
Përdoruesit menduan se aplikacioni ishte i koduar, por në të vërtetë ai kontrollohej nga FBI, i cili mund të monitoronte bisedat e tyre. Falë popullaritetit që i dha Haykan këtij aplikacioni ai pa dashje ndihmoi agjencitë e zbatimit të ligjit që kanë arrestuar qindra kriminelë në mbarë botën.
Klan News