Bosi i kriptmonedhave Do Kwon është arrestuar në Malin e Zi. Lajmi u konfirmua nga ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiç në një postim në rrjetet sociale.
“Policia malazeze ka arrestuar një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me seli në Singapor”.
Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve që kalojnë 40 miliardë dollarë, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara. Ai akuzohet për orkestrimin e një mashtrimi shumë miliardë dollarësh të kriptmonedhave. Shumë investitorë humbën kursimet e tyre kur platformat e pagesave Luna dhe Terra USD humbën vlerën e tyre.
Policia e Koresë së Jugut kishte menduar se ai ishte në Serbi, madje dërguan zyrtarë në Beograd për të negociuar, pasi të dy kombet nuk kanë një traktat ekstradimi. Ky shtetas kishte mohuar se fshihej megjithëse kurrë nuk e kishte bërë të ditur vendndodhjen e tij. Ai kërkohej gjithashtu nga autoritetet rregullatore në Korenë e Jugut , Singapori dhe SHBA.
Klan News