Jorgo Goro i cili vazhdon të funksionojë si kryebashkiaku i Himarës, edhe pse humbi zgjedhjet më 14 maj, është arrestuar këtë të shtunë.
Sipas euronews.al, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.
Goro është thirrur katër herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tenderë por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.
Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.
Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS-së.
Ndërkohë më herët SPAK ka sekuestruar sipërfaqen e tokës prej rreth pesë mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.