Prangosja e tij u bë 3 ditë para zgjedhjeve
Mitingu i kandidatit për kryetar bashkie të Mesolongjit në Greqi, Panajotis Kaculis, i kushtoi atij arrestimin nga policia greke.
Sipas mediave të vendit fqinj, ai u arrestua dhe u mbajt në paraburgim menjëherë pas përfundimit të fjalimit, pasi policia mori një denoncim për organizimin e takimit të fundit zgjedhor jo sipas ligjit.
Leja i ishte dhënë për të enjten, por Kaculis e organizoi një ditë më parë, të mërkurën. Vetë kandidati në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se ndalimi i tij nga policia, edhe pse katër ditë përpara zgjedhjeve të 8 Tetorit, ishte ishte i ligjshëm, duke mos pasur asnjë rezervë.
Ky arrestim i kandidatit për kryetar bashkie vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, me argumentin se mbajti takimin elektoral një ditë para ditës së përcaktuar nga autoritetet, duket i çuditshëm për opinionin shqiptar, të cilët janë mësuar t’i shohin politikanët e këtushëm të mbajnë fjalime e të bëjnë thirrje për votuesit edhe gjatës ditës së heshtjes zgjedhore apo dhe ditën e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, është dhe një argument i fortë kundër vetë grekëve që kritikuan arrestimin e kandidatit për kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri, vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve me akuzën më të rëndë se i kandidatit grek të Mesolongjit, atë të blerjes se votave.
Tv Klan