Policia e RMV-së njofton se sot në orën 07:00 në rr. “Dizhon” në Shkup, e ka privuar nga liria S.S.(40) nga Shkupi, për vuajtje të dënimit me burg.
Sipas MPB-së, ai u dënua me pesë vjet e nëntë muaj burg për veprën penale “kontrabandë me emigrantë” dhe ishte në kërkim me urdhër qendror, për të vuajtur dënimin në burgun në Idrizovë tre vjet e nëntë muaj.
Personi do të dërgohet në institucionin për pjesën e mbetur të dënimit me burg.